Lideri 92-vjeçari i Kamerunit, Paul Biya, është betuar si president edhe për shtatë vjet të tjera.
Biya e ka fituar mandatin e tetë nga zgjedhjet e muajit të kaluar.
Ai është në pushtet qe 43 vjet, dhe ka mbajtur vetëm një tubim zgjedhor para zgjedhjeve.
Biya tashmë njihet si kreu i shtetit më i vjetër në botë. Fitoi 54% të votave, raportoi BBC.
Rezultati i zgjedhjeve pati çuar në protesta në të gjithë vendin, pasi u prit me zhgënjim nga opozita dhe qytetarët që kishin shpresuar për ndryshim.