Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën mocionin kontrovers që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin, me mbështetjen nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Mocioni u propozua nga partitë opozitare konservatore CDU-CSU dhe u mbështet, mes tjerësh, nga AfD-ja, duke thyer kështu një tabu të kahershme bashkëpunimi me partinë kundër imigracionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo348 deputetë votuan pro mocionit, 345 kundër dhe 10 abstenuan, raportoi Guardian.
Gjatë ditë, kancelari Olaf Scholz paralajmëroi opozitën se do të ishte “gabim i pafalshëm” kalimi i mocionit me ndihmën e AfD-së.
Propozimet përfshijnë mbylljen efektive të kufijve tokësorë gjermanë ndaj imigrantëve të parregullt dhe lejimin e policisë federale të kërkojë urdhërarreste për njerëzit që nuk kanë të drejtën ligjore për të qëndruar në Gjermani.