Haribo po tërheq nga tregu pako me ëmbëlsirat e saj në Holandë, pasi në disa prej tyre u gjet kanabis.
Disa persona raportuan se ndiheshin keq pasi kishin ngrënë nga një pako 1 kilogramëshe Haribo e llojit “Happy Cola F!ZZ”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia holandeze për sigurinë e ushqimit ka raportuar se “mostra u morën dhe kanabis u gjet në to”, raportoi BBC.
Sipas agjencisë, kanabis u gjet në tri pako, por Haribo po e tërheq të gjithë stokun si masë paraprake.
Haribo ka thënë se siguria e konsumatorëve të tij është me prioritet të lartë dhe se këtë incident po e shqyrton me seriozitet.