Një zjarr i madh ka shpërthyer në male pranë qytetit grek, Corinth, të martën, duke çuar në evakuimin e disa fshatrave.
Mbi 180 zjarrfikës, 15 avionë dhe 12 helikopterë janë përballur me zjarret e ashpra në male, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve, raportoi AP. Nuk raportohet për viktima.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoti ka vështirësuar punën për zjarrfikësit. Vala e të nxehtit i ka çuar temperaturat në 40 gradë Celsius në shumë pjesë të Greqisë.
Mëngjesin e së martës një helikopter u rrëzua në det dhe u fundos në përpjekje për të dërguar ujë për shuarjen e një zjarri tjetër afër Athinës. Ekipi brenda shpëtoi.
Zjarret janë të shpeshta në Greqi gjatë sezoneve të nxehta e të thata të verës.