Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së dy tramvajëve në Rusi.
Shumica e pasagjerëve kanë pësuar lëndime të rënda pasi në momentin që frerët e tramvajit, i cili po lëvizte në shpejtësi të lartë, dështuan, ata filluan të hidheshin nga dyert dhe dritaret e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTramvaji thuhet se doli jashtë kontrollit në orën 7:35 të mëngjesit, dhe pasagjerët u hodhën drejt e në autostradën e ngarkuar Logovaya.
Tramvaji u përplas më pas me një tjetër tramvaj në qytetin rus të Kemerovos, raporton “DailyMail”.
Numri i të plagosurve u rrit me shpejtësi në 102 në orët e para pas incidentit të tmerrshëm, dhe të paktën një person është konfirmuar i vdekur.
Shtatë nga të lënduarit janë fëmijë.