Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është nënshtruar një operacioni të prostatës të dielën, ka bërë të ditur spitali izraelit ku ai po mjekohet.
Sipas spitalit, operacioni është kryer me sukses, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra Mjekësore "Hadassah" e Jerusalemit ka thënë se prostata i ishte hequr të dielën vonë dhe se ai po rikuperohet.
Zyra e Netanyahut ka thënë se ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, një aleat i ngushtë, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë procedurës.
Mjekët urdhëruan operacionin pasi zbuluan një infeksion javën e kaluar.
Netanyahu pritet të qëndrojë i shtruar në spital për disa ditë.