Autoritetet e Shri Lankës kanë raportuar se 22 murgj budistë u arrestuan për posedim të mbi 110 kilogramëve kanabis në aeroportin në Kolombo, kapja më e madhe e drogës ndonjëherë aty.
Autoritetet thanë se burrat, të cilët po ktheheshin nga Tajlanda, kishin valixhe që përmbanin secila më shumë se pesë kilogramë kanabis në Aeroportin Ndërkombëtar Bandaranaike, sipas Daily News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se kërkimi te murgjit erdhi pas një informacioni që mori .
Sipas Policisë, droga ishte fshehur brenda valixheve duke përdorur xhepa të modifikuara posaçërisht.
Vlera totale e narkotikëve është mbi 3.45 milionë dollarë. Sipas mediave, është rasti i parë që murgj budistë arrestohen në aeroport për drogë.