Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mungesa e karburantit - BE-ja u bën thirrje turistëve të mos i anulojnë planet e udhëtimeve

BE

BE-ja u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mërkurën që të vazhdojnë me planet e tyre të pushimeve dhe udhëtimeve, duke thënë se nuk kishte mungesë karburanti për avionë dhe se ata do të mbroheshin në rast se ndodhte ndonjë ndërprerje.

Komenti është bërë nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, gjatë një takimi të ministrave të transportit të bllokut, në Qipro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Deri më sot nuk kemi shenja të mungesës së furnizimit me karburant për avionë", ka këmbëngulur Tzitzikostas, duke thënë se BE-ja do të paraqesë një plan javën e ardhshme për të adresuar këtë rrezik.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mos përmbahen nga bërja e planeve të udhëtimit dhe pushimeve.

"Nëse qytetarët tanë ose turistët potencialë nga vendet e treta nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt për të rezervuar udhëtimet dhe pushimet e tyre, një krizë do të na godasë më shpejt nga sa mendojmë dhe duhet të shmangim hyrjen në këtë spirale", ka thënë Tzitzikostas.