Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit rrotullohet me veturë

Itamar Ben-Gvir, aksident

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka pësuar aksident trafiku në qytetin Ramle dhe ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas mediave izraelite, ministri ka vizituar qytetin për shkak të sulmit që ka ndodhur në pjesën qendrore dhe gjatë kthimit ka kaluar në semaforin e kuq, pas së cilës ka pësuar aksident. Vetura e tij është rrotulluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia izraelite njoftoi se në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe se tre persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta.

“Ministri është në gjendje të mirë dhe në vetëdije”, ka konfirmuar policia.

“Channel 12” raporton se automjeti i ministrit kishte kryer një sërë shkeljesh rrugore edhe në të kaluarën.

VIDEO: