Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka udhëzuar ministrin e Jashtëm, Jean-Noel Barrot, që të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim të negociuar për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Iranit
Macroni të mërkurën ka mbledhur Këshillin e sigurisë dhe të mbrojtjes për të diskutuar për situatën në Iran, thuhet në deklaratën e zyrës së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e nevojshme që urgjent t’u jepet fund këtyre operacioneve ushtarake, që bartin kërcënime të rënda për sigurinë rajonale”, ka thënë ai.
Ministria e Jashtme franceze, ashtu si shumë shtete të tjera, po ndërmjetëson lëvizjen e shtetasve francezë jashtë nga Izraeli dhe Irani.