Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Libani pretendon se 18 persona u vranë në sulmet izraelite të së martës

Bejrut

Foto: Associated Press

Autoritetet e Shëndetësisë së Libanit kanë raportuar se të paktën 18 persona janë vrarë në sulmet izraelite të së martës. 

Ushtria Izraelite ka sulmuar kryeqendrën Bejrutin të mërkurën për herë të parë në pesë ditë, raporton “BBC”. Izraeli ka pretenduar se ka sulmuar armët e Hezbollahut të fshehura në një depo nëntokësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka njoftuar se pesë persona janë vrarë në Riyaq në Luginën Bekaa në lindje të Libanit.  Në Jug, pesë të tjerë u vranë në Srebbine e tre në Touline. 

Në Qana, pati një seri të sulmeve, ku u vra një person dhe u lënduan 30 tjerë. Mediumet shtetërore pretendojnë se numri i të vdekurve në këto sulme mund të arrijë deri në dhjetë.

Ndërkohë katër u vranë në Mazra’at Meshref. 

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën tha se Libani "po e paguan çmimin" për Hezbollahun.