Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, ka thënë se dëshiron të punojë më ngushtë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe në eksplorimin e burimeve minerare, raporton “BBC”.
Egede tha se qeveria e tij po sheh mënyra për të punuar me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që në javët e fundit ka përmendur sërish interesimin për ta marrë nën kontroll territorin, duke mos e përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike për ta bërë këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrenlanda, një territor autonom danez, gjendet në rrugën më të shkurtër mes Amerikës së Veriut dhe Evropës, dhe është strategjikisht e rëndësishme për SHBA-në.
Të hënën po ashtu ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Grenlandën për t’i vazhduar bisedimet me Trumpin dhe prë të siguruar interesat legjitime të SHBA-së në Arktik.