Katër kanadezë janë ekzekutuar në fillim të këtij viti në Kinë për akuza që lidhen me narkotikë, kanë konfirmuar autoritetet kanadeze, ka raportuar “BBC”.
Të gjithë kishin nënshtetësi të dyfishtë dhe identitetet e tyre janë mbajtur të fshehta, ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zyrtar i ambasadës kineze në Kanada ka kërkuar nga Ottawa “të ndalojë së bëri pretendime të papërgjegjshme”, derisa ekspertët frikësohen për një përkeqësim të marrëdhënieve në mes dy vendeve pas viteve të tensionuara.
Ministria e Jashtme e Kinës, të enjten ka njoftuar se ka vepruar “sipas ligjit”, derisa ambasada ka deklaruar se ka pasur prova të mjaftueshme për krimet e tyre.
Kina nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë dhe ka qëndrime të forta ndaj krimeve me narkotikë. Gjithsesi, është e rrallë që të huajt të dënohen me vdekje.