Rusia në takimet e fundit në Gjenevë ka thënë se do ta pranonte planin amerikan për garancitë e sigurisë në Ukrainën e pasluftës, ka bërë të ditur shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy.
“Në bisedimet e fundit, pala ruse ka thënë se për shembull ata do të pranonin garancitë e sigurisë të ofruara për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kyrylo Budanov në një intervistë për televizionin ukrainas.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Moska dhe Kievi të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që prej vitit 1945. Zelensky megjithatë është ankuar se po përballet me shumë presion për të bërë koncesione.
Ukraina po kërkon garanci të sigurisë, me zotimin amerikan dhe të aleatëve evropianë, që të ndërmarrin menjëherë masa nëse Rusia sulmon sërish pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
Takimi i fundit u mbajt në Gjenevë javën e shkuar. Megjithatë nuk u shpreh se ka dakordim final, por Washingtoni ka thënë se ka “parë përparim”.
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Zelensky: SHBA-ja kushtëzon garancitë e sigurisë me tërheqjen tonë nga Donbasi
-
Zelensky: Marrëveshja me SHBA-në për siguri është “100% gati” për t’u nënshkruar
-
Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të përfshijnë angazhime të detyrueshme, thotë dokumenti
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë