Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë të enjten se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet të ekzistojë më” pasi spitali Soroka në Izrael u godit nga një raketë iraniane, raportoi AFP.
Israel Katz ka thënë se Khamenei po tregon se e ka synim shkatërrimin e shtetit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Khamenei haptazi ka shpallur se e dëshiron Izraelin të shkatërruar – ai personalisht jep urdhra për të goditur spitalet. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit synim. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet të ekzistojë më”, ka thënë ai.