Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanada e liston Gardën iraniane si organizatë terroriste

garda revolucionare iraniane

Kanada e ka listuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste, pas vitesh presioni nga ligjvënësit opozitarë dhe disa anëtarë të diasporës iraniane.

Ministri i Sigurisë Publike, Dominic LeBlanc, e ka quajtur vendimin “një hap i rëndësishëm në luftimin e terrorizmit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo lëvizje do të thotë se mijëra zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane, përfshirë ata të Gardës, do të ndalohen që të hyjnë në Kanada.

IRGC është forcë e madhe ushtarake, politike e ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, raportoi BBC.

Llogaritet se ka mbi 190,000 ushtarakë aktivë me forcat tokësore, ajrore dhe detare.

SHBA-ja e ka etiketuar IRGC-në si organizatë terroriste në vitin 2019.