Pako bukësh janë tërhequr nga raftet në Japoni pasi janë gjetur se përmbajnë mbetje minjsh.
Prodhimi i bukës në Tokio është ndaluar pasi pjesë të një “kafshe të vogël” janë gjetur nga të paktën dy persona.
“Pasco Shikishima Corp”, që prodhon bukën, ka thënë se 104,000 pako me bukë janë tërhequr ndërsa ka kërkuar falje dhe ka premtuar kompensim, raportoi NBC News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është raportuar për ndonjë person të sëmurë nga ngrënia e kësaj buke.
Kjo është në radhët e skandaleve të sigurisë së ushqimit në Japoni. Muajin e kaluar, tri suplemente nga farmacia “Kobayashi” u tërhoqën pas raportimeve për vdekje. Më herët, ishin gjetur buburreca në orizin e prodhuar nga “Warabeyya Nichiyo”.