Ekuadori ka bërë gjithçka që është dashur të bënte në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Fitoi dhe ka kaluar në fazën nokaut të Kupës së Botës. Ekuadori të enjten mbrëma në New Jersey, fitoi 2:1 ndaj Gjermanisë, katër herë kampiones së botës.
“Ekipi i CONMEBOL-it ia doli ndaj Gjermanisë dhe e kaloi fazën grupore të Kupës së Botës për vetëm herën e dytë në histori, pas arritjes thuajse të ngjashme që e pati në vitin 2006”, ka shkruar FIFA pas ndeshjes madhështore të Ekuadorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdaj gjermanëve, ekuadorianët shfaqën luftë të madhe në fushë që nga fillimi i ndeshjes dhe fituan me rikthim të rezultatit.
Leroy Sane realizoi që në minutën e dytë të ndeshjes për Gjermaninë. Por ishin golat e Nilson Angulos dhe të Gonzalo Platas që ia siguruan fitoren Ekuadorit dhe vendin e tretë në grup me katër pikë.
Angulo u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Sulmuesi ekuadorian e fiton këtë çmim pasi shënoi gol shumë të bukur në pjesën e parë, dhe ishte rrezik shumë i madh për portën kundërshtare në gjithë ndeshjen”, ka shkruar FIFA.
Tetë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta nga 12 grupe sa janë gjithsej, do të avancojnë tutje në fazën nokaut, në turneun e zgjeruar global me 48 përfaqësuese. Me katër pikë, Ekuadori ka bërë vend në mesin e 32 përfaqësueseve më të mira të Kupës së Botës 2026 që po zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Angulo shënoi për 1:1 në minutën e nëntë, ndërsa Plata në minutën e 77-të shënoi për 2:1 në portën e veteranit Manuel Neuer.
Nga Grupi E tutje avancuan edhe Gjermania nga pozita e parë dhe Bregu i Fildishtë nga vendi i dytë në grup. Të dyja i patën nga gjashtë pikë të grumbulluara në dy ndeshje.
Kurasao është përshëndetur nga Botërori pasi e ka fituar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, të pamjaftueshme për të avancuar tutje.
Kurasao në ndeshjen e fundit të grupit u mposht 2:0 nga Bregu i Fildishtë. Golat për Bregun e Fildishtë në minutën e shtatë dhe të 64-t, i shënoi sulmuesi Nicolas Pepe.
Për Bregun e Fildishtë është hera e parë që siguron fazën nokaut. Bregu i Fildishtë në raundin tjetër të garës do të luajë ndaj Norvegjisë apo Francës. Bregu i Fildishtë ishte eliminuar nga faza grupore në tri pjesëmarrjet e kaluara.