Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli urdhëron qindra mijëra persona të largohen nga Libani jugor

Bejrut

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi për të gjitha periferitë jugore të Bejrutit, në zonën e  quajtur Dahiyeh, të cilën e quan fortesë të grupit militant Hezbollah, raporton “BBC”.

Nuk ka një shifër përfundimtare se sa e madhe është popullsia atje, por disa vlerësime e vendosin atë midis 300 mijë dhe 700 mijë. Besohet të jetë hera e parë që Ushtria izraelite ka urdhëruar zona të mëdha të kryeqytetit libanez të largohen, kur më parë ata do të detyronin njerëzit të largoheshin nga ndërtesa specifike që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të godisnin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, tha se urdhri i fundit mbulon katër lagje kryesore në periferitë jugore të Bejrutit - Bourj el-Barajneh, Hadath, Haret Hreik dhe Shiyyah.

"Shpëtoni jetët tuaja dhe evakuohuni menjëherë”, tha ai në një mesazh të postuar në mediat sociale. “Kini kujdes, të shkosh drejt jugut është e ndaluar. Çdo lëvizje drejt jugut mund të rrezikojë jetën tuaj. Ne do t'ju informojmë për kohën e sigurt për t'u kthyer në shtëpitë tuaja”.
 

Lexo përditësimet tjera
Iran

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati amerikan mbështet Trumpin në luftë

Ligjvënësit amerikanë kanë votuar të mërkurën kundër një mase për fuqitë e luftës që do të...