Botë

Izraeli thotë se e ka vrarë të sapoemëruarin shef të shtabit ushtarak në Iran

Ali Shadmani

Izraeli ka thënë se sulmet e natës në Iran kanë vrarë shefin e shtabit të Ushtrisë së Iranit, vetëm pak ditë pasi mori detyrën si zëvendësues i komandantit të vrarë në sulmet e para.

“Me inteligjencë precize nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe shansin e papritur gjatë natës, Forca Ajrore e Izraelit ka goditur një qendër komanduese në zemër të Teheranit dhe ka eliminuar Ali Shadmanin”, thuhet në njoftim të Ushtrisë së Izraelit.

Irani ende nuk ka njoftuar për pretendimin.

Shadmani mori detyrën të premten, menjëherë pasi Izraeli vrau komandantët kryesorë, përfshirë pararendësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashidin.

Rashidi dhe Shadmani kanë udhëhequr një njësit që koordinon ushtrinë e rregullt me Gardën Revolucionare Iraniane.

Sipas Ushtrisë së Izraelit, “në disa role të ndryshme, Shadmani ka ndikuar direkt në planet operacionale të Iranit kundër shtetit të Izraelit”.

Lexo përditësimet tjera
Luftimet - Izrael

Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë

Zhvillimet e fundit në këto luftime:Sulmet e fundit të Iranit: Sirenat janë aktivizuar në disa qytete...