Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve pasi militantët dorëzojnë mbetjet e një pengu izraelit

iz

Izraeli ka kthyer të shtunën trupat e 15 palestinezëve në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë të spitalit në territorin palestinez.

Ky veprim u bë një ditë pasi militantët palestinezë i dorëzuan Izraelit trupin e një pengu, sipas marrëveshjes së armëpushimit të brishtë që është në fuqi pas dy vitesh lufte, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas marrëveshjes, Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve për çdo peng izraelit që i dorëzohet.

Spitali “Nasser” në qytetin Khan Younis konfirmoi se 15 trupat e pajetë u sollën atje.

Ky kthim ndodhi pak pasi Izraeli konfirmoi se mbetjet e marra të premten në mbrëmje i përkisnin një izraeliti që kishte vdekur duke luftuar kundër Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023,  sulm që shënoi edhe fillimin e luftës.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se trupi ishte i Lior Rudaeffit.

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë kthyer trupat e 23 pengjeve, përfshirë edhe atë të Rudaeffit, ndërsa pesë trupa të tjerë mbeten ende në Gazë.

Duke përfshirë edhe trupat e kthyer të shtunën, Izraeli ka dorëzuar gjithsej trupat e 300 palestinezëve.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gazë kanë hasur vështirësi në identifikimin e tyre për shkak të mungesës së pajisjeve për analiza ADN-je dhe deri më tani kanë arritur të identifikojnë vetëm 89 prej tyre, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.