Avionët luftarakë izraelitë goditën ndërtesat në periferi të Bejrutit dhe në një qytet jugor të Libanit të martën, teksa kabineti i sigurisë i Izraelit po përgatitet të votojë propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, i cili synon t'i japë fund më shumë se një viti luftime me Hezbollahun.
Shpresat janë rritur për marrëveshjen, e cila kërkon ndalesë fillestare dymuajshe të luftimeve dhe që Hezbollahu t'i japë fund pranisë së armatosur në një zonë të gjerë të Libanit jugor, si dhe që trupat izraelite të kthehen në anën e tyre të kufirit, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKabineti i sigurisë i Izraelit, i mbledhur pasditen e së martës, pritet ta miratojë propozimin, për të cilin zyrtarët libanezë kanë thënë se e mbështet edhe Hezbollahu.
Ndër pengesat kryesore ka qenë kërkesa izraelite për të pasur të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu i shkel detyrimet e tij.
Sipas propozimit, mijëra trupa libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të vendosen në jug dhe një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do të monitorojë procesin.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se ushtria do të godasë Hezbollahun nëse forca paqeruajtëse e OKB-së, e njohur si UNIFIL, nuk siguron “zbatim efektiv” të marrëveshjes.