Edhe një shkencëtar bërthamor ka vdekur në Iran, si pasojë e sulmeve të Izraelit. Numri i shkencëtarëve bërthamorë të vrarë ka mbërritur në 10.
Vdekja e shkencëtarit Isar Tabatabei Ghomsheh, u bë e ditur fillimisht nga Universiteti Sharif në Teheran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversiteti njoftoi se ai u vra javën e shkuar në shtëpinë e tij, krahas bashkëshortes Mansoureh Hajisalem.
Irani më herët pati konfirmuar vdekjen e nëntë shkencëtarëve të tjerë bërthamorë.
Ndërkohë mediumi izraelit “Channel 12” ka raportuar se Izraeli, nën operacionin “Narnia” ka vrarë 9 shkencëtarë bërthamorë iranianë në të njëjtën kohë dhe të dhjetin më vonë.