Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se personi i akuzuar për therjen me thikë të gjashtë kalimtarëve në mes të ditës, duke lënë tëv vdekur një djalë 14-vjeçar dhe të lënduar pesë të tjerë, ishte i motivuar nga "terrorizmi islamik".
I dyshuari, një 23-vjeçar sirian, është arrestuar pas sulmit në qytetin jugor të Villach të shtunën, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Brendshëm, Gerhard Karner, u ka thënë gazetarëve në Villach se sulmuesi kishte lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe u radikalizua në internet brenda një kohe shumë të shkurtër.
Guvernatori i shtetit, Peter Kaiser, falënderoi një burrë 42-vjeçar, gjithashtu një sirian që punonte për një kompani të shpërndarjes së ushqimit, i cili u nis me makinë drejt të dyshuarit dhe ndihmoi në parandalimin e përkeqësimit të situatës.
“Kjo tregon se sa ngushtë e keqja terroriste, por edhe e mira njerëzore mund të bashkohen në një kombësi të njëjtë”, ka deklaruar ai.
Rasti shënon sulmin e dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit.
Në nëntor 2020, një burrë që kishte tentuar më parë t'i bashkohej grupit të Shtetit Islamik ka kryer një sulm në Vjenë, i armatosur me një pushkë automatike dhe një jelek të rremë shpërthyes, duke vrarë katër persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.