Një gjykatëse federale ka hedhur poshtë njërën nga çështjet e mëdha kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që pretendonte se ai ka kërkuar në mënyrë të paligjshme ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, raporton “BBC”.
Prokurori i posaçëm, Jack Smith, që kishte ngre çështjen penale kundër Trumpit, ka kërkuar që të hedhen poshtë akuzat, duke përmendur politikën e Departamentit të Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykatësja Tanya Chutkan e pushoi çështjen “pa paragjykime”, që do të thotë se akuzat mund të rikthehen pasi Trump ta përfundojë mandatin e tij të dytë.
Smith ka kërkuar po ashtu që rasti i tij, që akuzon Trumpin për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, të hidhet poshtë. Në të dyja rastet Trumpi ishte deklaruar i pafajshëm.