Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa shqyrton propozime për vendosjen e tarifave në Ngushticën e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit

Foto nga arkivi

Foto: Associated Press

Evropa po studion propozime që mund të lejojnë vendosjen e tarifave të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, për sa kohë që këto tarifa nuk janë të detyrueshme dhe kanë mbështetjen e agjencisë së OKB-së që rregullon transportin detar.

Zëvendëskryeministri britanik, David Lammy, deklaroi se vendosja e tarifave të detyrueshme do të ishte katastrofike. Megjithatë, disa nga kolegët e tij në kabinet thanë se e pranojnë se sistemet e pagesave për shërbime të caktuara të lundrimit lejohen në shumë rrugë ujore natyrore, përfshirë Ngushticën e Malakës dhe Kanalin Anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndodh në një kohë kur zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar Iranit të bëjë një deklaratë publike se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe se anijet që përdorin këtë korridor jetik nuk do të sulmohen më. 

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti të premten se e konsideron marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit si “të përfunduar”, por shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bisedimet me synimin për të arritur një fund të përhershëm të luftës.

Disa orë më vonë, presidenti amerikan lëshoi kërcënime të reja ndaj Iranit në rast se ai do të përpiqej ta vriste, duke deklaruar se “1000 raketa janë gati për t’u lëshuar dhe janë drejtuar ndaj Republikës Islamike të Iranit”.

Një propozim për Ngushticën e Hormuzit, i bazuar në parimet që zbatohen në Ngushticën e Malakës, është hartuar tashmë nga Omani në bashkëpunim me juristë britanikë. Muscati ka ofruar tani të dërgojë ekspertët e tij ligjorë në Teheran për ta shpjeguar planin në detaje.

Mediat shtetërore iraniane raportuan të premten se ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, do të udhëtojë të shtunën drejt Omanit për bisedime lidhur me ngushticën. Vizita “do të fokusohet në Ngushticën e Hormuzit dhe sigurinë e lundrimit” dhe është “vazhdim i konsultimeve që kemi nisur me Omanin gjatë një ose dy muajve të fundit”, citoi agjencia zyrtare iraniane IRNA zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei.