Policia e Kosovës po heton tri raste të ndara të raportuara gjatë së premtes në Mitrovicën e Veriut, ku përfshihen një zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një automjet dhe dy raste të dëmtimit të veturave.
Sipas raportit policor, rreth orës 15:00 në rrugën "Zoran Gjingjiq", një automjet në pronësi të një gruaje kosovare është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa eksperti i zjarreve ka vlerësuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një rast tjetër, në rrugën "Mesud Dzekovic", një burrë ka raportuar se një i dyshuar i kishte dëmtuar dy automjetet e tij duke i goditur me gurë. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Po ashtu, në rrugën "Qeta e Minatorëve", një grua ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e automjetit duke e goditur me gur. Edhe ky rast është iniciuar dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.