Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit luajti një rol në negociata, shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.
Në një deklaratë të postuar në X, Erdogan falënderoi Trumpin për “demonstrimin e vullnetit të nevojshëm politik”, si dhe Katarin dhe Egjiptin për lehtësimin e marrëveshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErdogani tha se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të vazhdojë të kontribuojë në proces.
“U shpreh përshëndetjet e mia të përzemërta vëllezërve dhe motrave të mia palestinezë që kanë duruar vuajtje të papërshkrueshme për dy vjet”, tha presidenti turk.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dërgimi i ndihmës humanitare në rajon është një përparësi dhe theksoi nevojën urgjente për të filluar rindërtimin e Gazës.