Egjipti ka propozuar një marrëveshje për armëpushim dyditor, ku katër pengje izraelite në Gaza do të shkëmbeheshin për të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael, raporton CNN.
Propozimi është bërë nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi në një konferencë të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSisi nuk e ka specifikuar numrin e të burgosurve palestinezë, që potencialisht do të liroheshin.
Sipas propozimit, nëse mbahet armëpushimi dyditor, të dyja palët do të kenë më pas 10 ditë për ta negociuar armëpushimin e përhershëm, për t’i marrë ndihmat humanitare jashtëzakonisht të nevojshme në Rripin e Gazës, ka thënë Sisi.
Zyrtarët në Gaza thonë se ushtria izraelite nuk ka lejuar që sasia e pakët e ndihmave që arrin në enklavë të shpërndahet në pjesët e Gazës veriore, ku po kryen operacione të shumta ushtarake.
Egjipti prej muajsh ka luajtur rol kryesor si ndërmjetës në bisedimet e armëpushimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katarin, dhe është në kontakt me disa zyrtarë të Hamasit.