Policia izraelite ka arrestuar të mërkurën të paktën një person, gjatë një demonstrate e cila synonte të parandalonte dërgimin e ndihmave humanitare në pikëkalimin kufitar, Kerem Shalom.
Mediat izraelite kanë raportuar se aktivistët që po protestojnë kundër hyrjes së ndihmave për palestinezët në Rripin e Gazës i përkasin Tsav 9, një grup pro kolonëve, raporton The Guardian.
VIDEO:
Aid trucks ready to enter Gaza https://t.co/WJsb1Qgygz
— Reuters (@Reuters) May 21, 2025
Izraeli është pajtuar të hënën që të lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë, pas një ndalimi prej 11 javësh.
OKB-ja ka paralajmëruar për përhapje të urisë, teksa të martën për mundësinë e vdekjes së dhjetëra e mijëra foshnjeve në 48 orët e ardhshme.