Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey, ka thënë se ka kërkuar nga forcat e armatosura britanike që të shohin opsionet për të forcuar mbrojtjen ajrore mbi Poloni.
Ai ka thënë se Rusia ka mbërritur “një nivel të ri të armiqësisë” gjatë natës. Veprimet ruse i ka cilësuar si të rrezikshme e të paprecedente.
Ai ka thënë se NATO-ja është e zotuar ta mbrojë Poloninë dhe “për të përforcuar më tej mbrojtjen e Ukrainës”.
“Ne po e shohim se çka po bën Putini – ai po na teston sërish dhe ne po qëndrojmë të vendosur sërish”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.
Polonia rrëzon dronët rusë, shteti i parë i NATO-s që hap zjarr gjatë luftës në Ukrainë
Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën...
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Britania dërgon ushtrinë për të penguar nëndetëset ruse nga ujërat e saj
-
Rreziku nga Rusia - Britania do të dyfishojë praninë ushtarake në Norvegji
-
Polonia mbyll edhe konsullatën e fundit ruse që vepron në vend