Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania mohon se është informuar 72 orë më herët për sulmin e Iranit

Rishi Sunak

Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar,  ka bërë të ditur se kryeministri Rishi Sunak nuk është informuar 72 orë më herët për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar të dielën se Irani u dha vendeve fqinje dhe aleatit të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, 72 orë paralajmërim se do të niste sulmet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë e mohoj këtë pretendim”,  u tha gazetarëve zëdhënësi i Sunakut, raporton BBC.

“Dhe më gjerësisht ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tyre të drejtpërdrejtë kundër Izraelit”, ka shtuar ai.