Armëpushimi mes SHBA-së e Izraelit dhe Iranit është pritur me padurim nga tregtarët e naftës.
Rruga jetësore e transportit detar, Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh një e pesta e gazit natyror të lëngshëm dhe naftës bruto në botë, është rihapur, dhe kalimin e sigurt nëpër të e ka konfirmuar edhe Irani të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas arritjes së armëpushimit dyjavor, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese.
Prodhimi është ngadalësuar në shtetet kryesore prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme, dhe kjo nuk mund të rifillojë shpejt, kështu që do të ketë ende probleme me furnizimin.
Përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të fillonin sulmet, nafta ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Çmimi mesatar vitin e kaluar ishte 69 dollarë.