Botë

BE-ja urdhëron rishikimin e marrëdhënieve tregtare me Izraelin

Kaja Kallas

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka urdhëruar rishikimin e marrëveshjes së asocimit BE-Izrael, një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dy rajoneve.

Vendimi vjen pas bllokadës 11 javore të Izraelit të ndihmës humanitare për Gazën.

"Ndërkohë, i takon Izraelit të zhbllokojë ndihmën humanitare”, ka thënë ajo në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Punëve të Jashtme, raporton BBC.

"Shpëtimi i jetëve duhet të jetë prioriteti ynë kryesor”, ka shtuar ajo.

Një diskutim për rishikim ishte propozuar më herët nga ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.

Vendimi i BE-së për rishikim të marrëdhënieve tregtare me Izraelin vjen pak orë pas vendimit të Britanisë së Madhe për te pezulluar bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës në Gazë.