Liderët evropianë kanë kërkuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një moratorium për sulmet ndaj infrastrukturës ujore dhe energjetike në Lindjen e Mesme, teksa u takuan në Bruksel për të diskutuar se si të përballet me rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta, raporton agjencia "AP".
Të gjithë krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të njohur kolektivisht si Këshilli Evropian, lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten duke bërë thirrje për stabilizimin e dërgesave të energjisë dhe “shtensionim e përmbajtje maksimale” nga palët në luftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këshilli Evropian dënon humbjen e jetëve civile dhe po monitoron nga afër ndikimin e gjerë të armiqësive, përfshirë stabilitetin ekonomik”, thuhet në deklaratë.
Liderët gjithashtu i kërkuan Iranit t’i ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të Gjirit Persik, kërkuan bashkëpunim ndërkombëtar për të parandaluar çdo krizë të madhe refugjatësh në Lindjen e Mesme dhe thanë se disa vende të BE-së po shqyrtojnë mënyra “për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Liderët evropianë kanë refuzuar kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të dërguar mjete ushtarake për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për rrjedhën globale të naftës, gazit dhe plehrave kimike. Megjithatë, rritja e çmimeve të energjisë për shkak të luftës dhe frika në Evropë për një krizë të re refugjatësh i kanë shtyrë liderët ta bëjnë Lindjen e Mesme një prioritet në samitin të enjten.
Lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin është në ditën e 20-të.
“Jemi shumë të shqetësuar për krizën energjetike”, tha kryeministri belg Bart De Wever para samitit. Ai tha se çmimet e energjisë ishin shumë të larta edhe para luftës, por konflikti “krijoi një rritje tjetër”.
“Nëse kjo bëhet strukturore, jemi në telashe të mëdha,” tha ai.
Liderët gjithashtu diskutuan financimin alternativ për Ukrainën, pasi nuk arritën ta bindin Hungarinë t’i ndalojë kundërshtimin ndaj një huaje të madhe.