Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BBC-ja zotohet të mbrohet nga padia e Trumpit

Donald Trump - BBC

Foto: Getty

Mediumi britanik BBC është zotuar se do të mbrohet nga padia prej 10 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundër tij, për një modifikim të fjalimit të presidentit, të 6 janarit 2021 në një dokumentar të Panorama.

Trumpi ka akuzuar transmetuesin për shpifje dhe për shkelje të një ligji për praktikat tregtare, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Florida.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BBC-ja i ka kërkuar falje Trumpit muajin e kaluar, por ka hedhur poshtë kërkesat e tij për kompensim dhe nuk është pajtuar se ka "bazë për një pretendim për shpifje".

Ekipi ligjor i Trumpit ka akuzuar BBC-në se kishte shpifur ndaj presidentit, duke ndryshuar qëllimisht dhe me qëllim të keq fjalimin e tij. 

Një zëdhënës i BBC-së, ka deklaruar se ashtu siç e kishin bërë të qartë më parë, do ta mbronin këtë çështje.

“Nuk do të bëjmë komente të mëtejshme mbi procedurat ligjore në vazhdim”, ka deklaruar ai.

Trumpi ka thënë muajin e kaluar se planifikonte të padiste BBC-në për dokumentarin, i cili u transmetua në Mbretërinë e Bashkuar përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.

Në fjalimin e tij më 6 janar 2021, përpara një trazire në Kapitolin e SHBA-së, Trumpi i  ka thënë një turme: "Do të ecim drejt Kapitolit dhe do të brohorasim për senatorët, kongresmenët dhe kongresmenet tona të guximshme".

Më shumë se 50 minuta më vonë në fjalim, ai kishte thënë: "Dhe ne luftojmë. Ne luftojmë si ferr”.

Në programin Panorama, një klip e shfaqte atë duke thënë: "Do të ecim deri në Kapitol... dhe unë do të jem atje me ju. Dhe ne luftojmë. Ne luftojmë si ferri”. 

BBC-ja e ka pranuar se redaktimi kishte dhënë "përshtypjen e gabuar" se ai kishte "bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme", por nuk u pajtua se kishte bazë për një pretendim për shpifje.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi padit BBC-në për shpifje, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur të hënën transmetuesin britanik BBC, duke kërkuar dëmshpërblim prej...