Afërsisht 130 anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar të martën në një operacion të madh policor kundër mafisë siciliane në Palermo, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Cosa Nostra”, organizata kriminale me bazë në Palermo, ka terrorizuar Italinë gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta, por që nga atëherë është kaluar nga organizata e madhe kriminale, mafia kalabreze “Ndrangheta”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuarit janë akuzuar për krime të ndryshme, duke përfshirë trafikimin e drogës, vrasjet në tentativë, shantazhin, lojëra të paligjshme në internet dhe posedim të paligjshëm të armëve ka njoftuar policia italiane.
Hetimet kanë zbuluar se familjet mafioze të Palermos i kanë koordinuar aktivitetet e tyre nëpër qytet dhe provinca, si vazhdimësi e praktikave të kaluara gjatë kohës së artë të “Cosa Nostras”.