Aleatët perëndimorë të Ukrainës e kanë kundërshtuar publikisht planin e ri të qarkulluar për fundin e luftës.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të shtunën në samitin e G20-s në Afrikën e Jugut, ata kanë thënë se plani “do ta linte Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve”.
Propozimi, thuhet në deklaratë, ka elementë “thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por do të “kërkonte punë shtesë” - duke përmendur shqetësime mbi ndryshimet kufitare dhe kufizimet në ushtrinë e Ukrainës.
Deklarata u nënshkrua nga udhëheqësit e Kanadasë, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Holandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Norvegjisë. Dy zyrtarë të lartë të BE-së ishin gjithashtu midis nënshkruesve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se plani ”nuk mund të jetë thjesht një propozim amerikan”, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të garantojë edhe sigurinë për “të gjithë evropianët”.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se “jemi ende mjaft larg një rezultati të mirë për të gjithë”.
-
Kremlini: Përspektivat e paqes s’janë përmirësuar nga ndryshimet evropiane në planin e paqes
-
Ukraina i kthen përgjigje SHBA-së për planin e paqes, liderët evropianë i kërkojnë Trumpit takim
-
Parlamenti Evropian dënon planin 28-pikësh amerikan për paqen në Ukrainë
- Plani i Paqes i Trumpit për Ukrainën e kërcënon Evropën
-
Publikohet plani alternativ i aleatëve evropianë për paqen në Ukrainë