Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Pesë të vdekur

Albanese e quan “një akt të tmerrshëm dhune” sulmin në Sydney

Anthony Albanese

Anthony Albanese

Foto: Associated Press

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e ka cilësuar sulmin e së shtunës në Sydney "një akt të tmerrshëm dhune".

Duke folur në një konferencë për media nga Canberra, Albanese, ka thënë se ky ishte një akt i tmerrshëm dhune shënjestruar pa dallim ndaj njerëzve të pafajshëm që ishin duke bërë pazaret e tyre në një ditë të shtune, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kombi ofron ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë në pikëllim për dikë që kanë humbur", ka deklaruar ai.

I pyetur nëse australianët duhet të kenë frikë nga sulmet e tjera që mund të lidhen me këtë, Albanese ka thënë se duket se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

“Në fakt, motivet nuk dihen ende dhe spekulimet për këtë nuk do të ndihmonin për momentin. Por ne kemi qenë të qartë dhe transparent. Dhe unë e di që policia e NSW-së, si dhe tani AFP-ja, kanë vënë në dispozicion informacionin, si prioritet, sepse ne e kuptojmë që publiku australian do të tronditet shumë nga kjo ngjarje”, ka deklaruar Albanese.

Të paktën pesë persona besohet se kanë vdekur nga sulmi në qendrën tregtare "Westfield" në Sydney. 

Një foshnje po ashtu besohet se është në mesin e atyre që janë therur. Nuk dihet ende motivi i sulmit.

LEXO EDHE: