Një aeroplan i kompanisë Lufthansa me 205 persona në bord, ka fluturuar pa pilot për 10 minuta vitin e kaluar pasi kopilotit i kishte rënë të fikët ndërsa ishte i vetëm në kabinë, sipas një raporti të ri nga autoriteti i hetimit të aksidenteve i Spanjës.
Kapiteni ishte larguar për pak kohë nga kabina për të përdorur tualetin kur kopilotit i kishte rënë të fikët gjatë një fluturimi nga Frankfurti në Sevilje, Spanjë, më 17 shkurt 2024, thuhet në raportin e agjencisë, të quajtur CIAIAC, raporton CNN.
Një total prej 199 pasagjerësh dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e Airbus A321 në atë kohë, thuhet në raport.
Aeroplani kishte vazhduar të fluturonte në një mënyrë të qëndrueshme për shkak se autopiloti ishte aktiv, megjithatë bashkëpiloti i operoi kontrollet pa dashje, thuhet në raport. Sipas tij, tingujt në përputhje me "paaftësinë e papritur dhe të rëndë" të kopilotit u regjistruan në regjistruesin e zërit gjatë kësaj kohe.
Një kontrollues i trafikut ajror është përpjekur të arrinte deri në tri herë kopilotin, por nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Raporti thotë më tutje se kapiteni ishte kthyer nga banja dhe ishte përpjekur të hapte derën e kabinës me një kod hapjeje të rregullt, i cili i bie kabinës. Kapiteni kishte bërë pesë përpjekje për këtë dhe një anëtar i ekuipazhit të kabinës kishte bërë gjithashtu një telefonatë në kuvertën e fluturimit. Pa përgjigje, kapiteni kishte përdorur më pas një kod emergjence për të fituar qasje dhe ka marrë kontrollin e avionit.
Lufthansa i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve dpa se ishte në dijeni të raportit të hetimit dhe se departamenti i saj i sigurisë së fluturimit kishte kryer gjithashtu një hetim.
Kapiteni më pas kishte vendosur të devijonte fluturimin në aeroportin Adolfo Suarez Madrid-Barajas të Madridit, ku ishte ulur rreth 20 minuta më vonë. Atje kopiloti ishte transferuar në spital ku ka qëndruar për disa orë.
Një hetim ka përcaktuar se paaftësia e kopilotit ishte simptomë e një gjendjeje neurologjike para-ekzistuese që ai nuk e dinte se e kishte dhe që nuk ishte marrë gjatë ekzaminimit të tij mjekësor aeronautik, thuhet në raport.
Certifikata mjekësore e kopilotit është pezulluar që atëherë.
Autoriteti spanjoll e ka përshkruar incidentin si një "rrethanë të jashtëzakonshme" dhe ka thënë se kapitenët ishin trajnuar për situatat kur një tjetër pilot bëhet i paaftë.