Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas

arrestohet

Një burrë është arrestuar të enjten në Drenas nën dyshimin e përfshirjes në një rast të dhunimit të një gruaje në Drenas.

“Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin e përfshirjes të një personi të dyshuar mashkull kosovar në një rast dhunimi ndaj viktimës femër kosovare. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari”, thuhet në raportin policor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.