Botë

57 të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Maduros, raportojnë mediat

Nicolas Maduro

Foto: CBS News

Mediat lokale në Venezuelë po raportojnë tani se 57 persona janë vrarë në operacionin e udhëhequr nga SHBA-ja në kompleksin e Nicolas Maduro në Caracas të shtunën e kaluar.

Në mesin e tyre, Njëzet e tre janë ushtarë venezuelas dhe 32 luftëtarë kubanë, si dhe dy gra civile.

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kubane, Granma, ka ndarë gjithashtu detaje për ushtarët që humbi në operacion në një postim të titulluar "Nderi dhe Lavdia" - duke shtuar se ata u vranë "në veprime luftarake dhe pas rezistencës së ashpër".

Operacioni amerikan për kapjen e Maduros është zhvilluar në orët e para të së shtunës. 

Maduro dhe gruaja e tij janë dërguar në SHBA ku po mbahen në një burg në Brooklyn.

Të hënën ata janë paraqitur për herë të parë para gjykatës së SHBA-së në Neë York, nën akuzat për narko-terrorizëm. Të dy janë deklaruar të pafajshëm. 

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 17 mars.