Në Ministrinë e Shëndetësisë së Izraelit kanë njoftuar të martën se të paktën 154 persona që janë lënduar si rezultat i sulmeve iraniane janë dërguar nëpër spitalet e vendit që nga nata e kaluar, shkruan BBC.
Katër prej të lënduarve thuhet se janë në “gjendje të moderuar”, 130 janë në “gjendje e lehtë”, 15 të tjerëve po u bëhet vlerësimi i lëndimeve teksa 5 persona po trajtohen për ankth.
Në njoftimin e ri e të përditësuar, Ministria iraniane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 224 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1,200 të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore izraelite që prej të premtes së kaluar.
Ndërkaq, autoritetet izraelite kanë konstatuar se të paktën 24 persona kanë mbetur të vrarë prej sulmeve iraniane gjatë periudhës së njëjtë.
