Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli përforcohet me një amerikan

Connor Withers

Golden Eagle Ylli është përforcuar me një basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për Connor Withers.

“Connor Withers është zyrtarisht lojtari më i ri i KB Golden Eagle Ylli për sezonin 2026/2027”, shkruan në njoftimin e suharekasve.

Basketbollisti 203 centimetra i gjatë, së fundi luajti te BK Karbon-X Dukes Klosterneuburg në ligën austriake të basketbollit.