Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi”, Vëllaznimi e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 100:82.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e kthimit është pas një jave në Suharekë, por gjakovarët kanë krijuar avantazh solid në ndeshjen e parë.
Dallimi u bë në çerekun e parë, të cilin Vëllaznimi e fitoi 26:17, dhe në të katërtin që vendasit e fituan 32:20.
Michael Nuga kishte ndeshje të madhe për Vëllaznimin duke i realizuar plot 39 pikë.
Ai i kishte edhe katër kërcime e katër asistime.
Trey Anderson i kishte 19 pikë e shtatë kërcime.
Jason Jitoboh i realizoi 21 pikë e nëntë kërcime.
Tek Ylli u dallua Lis Shoshi me 21 pikë e shtatë kërcime.
Quade Green i kishte 31 pikë, katër kërcime e katër asistime.