Njëri prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë, Drilon Hajrizi, do të vazhdojë të luajë për Trepçën.
Klubi kampion nga Mitrovica të hënën njoftoi se ka vazhduar kontratën me Hajrizin edhe për edicionin e ardhshëm. Trepça më herët ka vazhduar me disa vendorë, ndërsa tashmë ka bërë dy përforcime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajrizi për gati dy dekada është prej basketbollistëve më të dalluar në Kosovë.
Ka luajtur për të gjitha skuadrat e mëdha, pasi e nisi karrierën te Trepça.
34-vjeçari në Mitrovicë u kthye në vitin 2020 dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për “xehetarët”.