Te Trepça janë të përkushtuar për vazhdim të dominimit në basketbollin kosovar. Dhe për këtë qëllim mitrovicasit do të jenë në kamp përgatitor në ditët e fundit të këtij viti dhe në ditët e para të vitit 2026.
Të hënën në mëngjes skuadra e Trepçës ka udhëtuar për në Gjevgjeli të Maqedonisë së Veriut, ku do të qëndrojë në përgatitje shtatëditore.
Sipas njoftimit, udhëtimi ishte i detyrueshëmv për shkak se salla “Minatori” është e zënë me numërimin e votave.
Ndërkohë sallat tjera në qytetin e “xehetarëve” nuk janë mjaftueshëm të përshtatshme për stërvitje.
Trepça është lidere në Superligën e basketbollit.