Basketboll

Kosova U20 e mposht Suedinë në Evropianin e Divizionit B

Kosova U20

Basketbollistët e Kosovës U20 kanë shënuar fitore të madhe të shtunën pasdite. Në Evropianin e Divizonit B në Armeni, Kosova U20 fitoi ndaj Suedisë me rezultat 71:64.

Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Çereku i parë u takoi suedezëve, 17:12. Në çerekun e dytë u përgjigj Kosova, 24:15. Sërish çereku i tretë i takoi Suedisë, 19:16, ndërsa çereku i katërt Kosovës, 19:13.

Orges Shatri shkëlqeu te Kosova me 20 pikë e tetë kërcime. Rron Dahsyla i realizoi 13 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Erolt Rrahmani shtoi 10 pikë e tri kërcime.

Jon Ismajli kontribuoi me 14 pikë.

Të premten Suedia humbi 78:59 nga Turqia. Kosova U20 të shtunën e luajti ndeshjen e parë.

Të dielën luan ndaj Shqipërisë.