Shai Gilgeous-Alexander tha se jep gjithçka në fushën e lojës, pasi theu rekordin 63-vjeçar të NBA-së për më së shumti ndeshje rresht me 20 e më tepër pikë.
Lojtari më i vlefshëm i edicionit të kaluar i shënoi 35 pikë për Oklahoma City Thunder në fitoren 104:102 ndaj Boston Celtics. Ai e vazhdoi serinë që nisi më 1 nëntor 2024 dhe tani ka arritur në 127 ndeshje rresht me 20 e më tepër pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLegjendari Wilt Chamberlain mbante rekordin e mëparshëm me seri prej 126 ndeshjesh. Ajo seri ishte realizuar prej tetorit të vitit 1961 deri në janar 1963.
“Të gjitha rekordet dhe arritjet janë të shkëlqyera, por nuk kanë rëndësi nëse nuk fiton. Dhe kjo është e gjitha që kisha në mendje”, tha Gligeous-Alexander, që shkëlqeu për Thunder në kampanjës e kaluar që përfundoi me titull të kampionit.
VIDEO:
“Do ta kisha dhënë rekordin për fitore në çdo ditë të javës. Jam i lumtur që fituam dhe që vendosa rekord”.
Ai bëri histori kur shënoi nga largësia, shtatë minuta e katër sekonda para përfundimit të çerekut të tretë. Ai shënim ishte për pikën e 21-të.
Ai i realizoi edhe 14 pikë të tjera, në një performancë që përfshiu edhe nëntë asistime dhe gjashtë kërcime.
“Unë thjesht jap çdo gjë që kam”, ka thënë kanadezi 27-vjeçar.
Ishte fitorja e shtatë rresht për Thunders, që janë në krye të Konferencës Perëndimore me bilanc prej 52 fitore e 15 humbje. Celtics janë në vendin e dytë të Konferencës Lindore me 43 fitore e 23 humbje.