Kapiteni i Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, do të paraqitet te Peja edhe gjatë edicionit 2025/2026. Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka bërë të ditur klubi pejan.
“Basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjithë kohërave, Dardan Berisha vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26”, shkruan në njoftimin e Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha ishte kthyer te Peja në vitin 2024. Ai vlerësohet si lojtari më i mirë dhe më i dekoruar në Kosovë.
Berisha 36-vjeçar është zhvilluar si basketbollist te Peja. Ndër të tjera, ka bërë karrierë edhe jashtë vendit. Ka luajtur për Cibonën, Casertan e Nymburkun.
Para se t’i bashkohej Kosovës, Berisha pati paraqitje të mëdha me Poloninë.